Petkoviq: Besnik Bislimi e ka hedhur poshtë draftin e BE-së për dialogun

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 22:45
Petkoviq: Besnik Bislimi e ka hedhur poshtë draftin e BE-së për dialogun

Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, ka akuzuar palën kosovare se “po e vret dialogun” pas takimeve të djeshme që u mbajtën dje në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i ka kritikuar disa marrëveshjes dhe se ka hedhur poshtë draftin e BE-së për dialogun.

“Bislimi dje në Bruksel: refuzoi të diskutonte për personat e zhdukur, e quajti Marrëveshjen për Vizitat Zyrtare inekzistente, e kritikoi Elektroseverin si jonormal, hodhi poshtë draft-statutin e BE-së për Asociacionin, të gjitha para Lajçakut dhe ekipit të tij. Prishtina po e vret dialogun!”, ka shkruar sot Petkoviq.


(Kosova Sot Online)