
Rohde: Nëse Kosova dhe Serbia duan t’i bashkohen BE-së, normalizimi duhet të rezultojë në njohje

Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka deklaruar se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë në njohje nëse të dy shtetet e duan anëtarësimin në Bashkimin Europian, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ai shtoi se në këtë proces duhen vendime të guximshme.
“Normalizimi duhet të rezultojë në njohje, nëse të dyja, Kosova dhe Serbia, duan t’i bashkohen BE-së. Shumë shpesh ajo që është etiketuar “hap pas hapi” rezulton të jetë “tit for tat”* që nuk ndihmon asnjërën palë. Vendimet e guximshme janë shumë të nevojshme!”, ka shkruar ai.
*Tit për tat nënkupton që po kthen aq sa ke marrë, sidomos si hakmarrje për diçka lënduese.
(Kosova Sot Online)