
Për vrasjen e djalit të tij Apeli ia vërteton dënimin me 25 vjet burgim të akuzuarit

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, me të cilin Naim Smajli është dënuar me dënim unik prej 25 vjet burgim për vrasjen e djalit të tij E.S, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë ishte shpallur më 8 mars 2024.
Gjykata e Apelit përmes aktgjykimit të përpiluar më 2 korrik 2024, i ka refuzuar si të pabazuaa ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe mbrojtësit të të akuzuarit Smajli, avokatit Abit Asllani, ndërsa e ka vërtetuar dënimin me 25 vjet burgim ndaj Smajlit.
(Kosova Sot Online)