Ky është personi që vdiq në një motel të Kosovës derisa ishte me një vajzë

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 20:00
Ky është personi që vdiq në një motel të Kosovës derisa ishte me një vajzë

Tashmë është zbuluar identiteti i personit i cili është gjetur pa shenja jete në një motel në rrugën Prishtinë – Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Personi që u gjet i vdekur është Ismet Xhigoli, rreth 65-vjeçar.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, pas ekzaminimeve për shenja vitale.  Sipas informacioneve të para, ai u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një vajzë rreth 27-vjeçare.

Njësitë përkatëse kanë intervenuar po ashtu, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit. Rastin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prishtinë. “Viktima mashkull kosovar ka ndërruar jetë.

Njësitë relevante policore dhe emergjenca kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është tërhequr nga Instituti i Mjekësisë Ligjore (IML)”.


(Kosova Sot Online)