
Pas uraganit ndërpritet energjia në këtë vend

Dëme të mëdha, përmbytje dhe ndërprerje të energjisë elektrike, la pas uragani “Beryl” që goditi së fundmi dhe Xhamajkën, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Stuhia e kategorisë së katërt, një ndër më të fuqishmet që ka goditur vendin, solli shira të rrëmbyeshëm për 12 orë me radhë.
Autoritetet xhamajkane janë ngritur në këmbë dhe po vlerësojnë dëmet, teksa ushtria po qëndron në gatishmëri për të ndihmuar personat në nevojë.
Beryl, i cili tani është dobësuar në një stuhi të kategorisë së tretë, është nisur drejt Meksikës dhe Ishujve Kajman pasi la gjurmë shkatërrimi në të gjithë Karaibet, ku shkaktoi të paktën 10 viktima.
Shën Vincenti dhe Grenadinet, Grenada dhe Venezuela raportuan nga tre vdekje secila, ndërsa një person vdiq në Xhamajka.
(Kosova Sot Online)