Ja kush zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 21:00
Ja kush zgjidhet kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Albert Zogaj është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zogaj u zgjodh në këtë pozitë në takimin e 328-të të Këshillit të enjten dhe ishte kandidati i vetëm që i hyri kësaj gare.

Për pozitën e kryesuesit, Zogaj u votua pro unanimisht nga 10 anëtarët e Këshillit që ishin prezentë në votim.

Mandati i tij i ri në krye të KGJK-së fillon më 7 korrik 2024 deri në përfundim të mandatit të tij si anëtar i Këshillit.

Para votimit, Zogaj tha se tri shtyllat për mandatin e ardhshëm do të jenë: efikasiteti, cilësia e vendimmarrjes dhe besimi i publikut.

(Kosova Sot Online)