Selmanaj: Nuk është vlerë amerikane të shkelësh Kushtetutën

  • A.P /
  • 04 July 2024 - 19:15
Selmanaj: Nuk është vlerë amerikane të shkelësh Kushtetutën

Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka thënë se përveç urimeve të zyrtarëve të qeverisë, për ShBA’të më e rëndësishme do të ishte nëse qeveria e Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-se do t’i përvetësonin vlerat amerikane, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Selmanaj përmes një shkrimi në Facebook i ka listuar disa vlera amerikane, për të cilat thotë se qeveria Kurti nuk i implementon.

Postimi i tij:

NUK është vlerë amerikane të shkelësh Kushtetutën e Republikës me dhjetra herë.

NUK është vlerë amerikane të sulmosh gjykatat.

NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh ekonominë e lirë të tregut.

NUK është vlerë amerikane të tentosh të kontrollosh dhe të mbyllësh mediat.

NUK është vlerë amerikane të nënshkruash kontrata sekrete multimilionëshe.

NUK është vlerë amerikane ta shkatërrosh administratën shtetërore.

NUK është vlerë amerikane ta fyesh dhe ta sulmosh opozitën.

NUK është vlerë amerikane të falësh borxhet ndaj shtetit. Etj, etj.

Prandaj, më e rëndësishme se urimet dhe simbolikat me flamur amerikan, do të ishte implementimi i vlerave amerikane nga qeveria e Albin Kurtit.

(Kosova Sot Online)