At Antonio Belushi figurë e ndritur e Arbërisë

  • 05 July 2024 - 08:22
At Antonio Belushi  figurë e ndritur e Arbërisë

 

Lobi Euro Atlantik Shqiptar e ka përjetuar rëndë ikjen nga kjo botë të të madhit Antonio Belushi, transmeton "Kosova Sot Online".

Kryetari i Lobit EuroAtlantik Shqiptar,Shukri Ymeri, në një adresim familjes së të ndjerit Belushi dhe gjithë popullit shqiptare thotë se e ka të vështirë, dhe pothuajse të pamundur të shpreh ngushëllimet më të thella kombit shqiptar dhe familjes së gjerë të kësaj figure të ndritur të Arbërisë dhe njëherit mikut tim të afërt at Antonio Belushi, në emër të Lobit Euro Atlantik Shqiptar dhe në emrin tij personal.

Kujtimet mbeten të përjetshme dhe të pa harruara. ”Sa të bukura ishin ato takimet tona në Gjermani, Kalabri dhe në vecanti në Bibliotekën tuaj të pasur dhe të ndërtuar me duart dhe mendjen tuaj të ndritur. Sa i rëndë është mendimi për kalimin tuaj në amshim o kolos arbëror, sa i papërballueshëm është realiteti që kjo tokë arbërore të mori në një kohë kur kombi shqiptar kishte nevoj për ty.

Përkundër dhimbjes dhe lotit ndjej krenari për zërin patriotik dhe përkushtimin tuaj të denjë për gjuhën arbëreshe dhe të drejtën e shqiptarëve kudo nëpër botë, si dijetar i rrallë me zemër dhe shpirt të madh. I përhershëm qoftë kujtimi dhe nderimi për at Antonio Belushin”, shkruan në reagimin e tij, Kryetari i Lobit EuroAtlantik Shqiptar, Shukri Ymeri, me rastin e ikjes në përjetësi të at Antonio Belushit.

(Kosova Sot Online )