Prishtinë: Punëtorja e lajmëron në polici klientin, deponoi 936 euro të falsifikuara

  • E.k /
  • 05 July 2024 - 11:07
Prishtinë: Punëtorja e lajmëron në polici klientin, deponoi 936 euro të falsifikuara

Një punëtore e një banke në Prishtinë ka informuar zyrtarët policorë se nga një klient janë deponuar 936 euro para të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe monedhat e falsifikuara janë sekuestruar.

Ndërsa, rasti është në hetime.

“Rr. Robert Doll, Prishtinë 04.07.2024-NN. Ankuesja femër kosovare zyrtar e një banke, ka informuar se nga klient janë deponuar 936€ para të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë.

(Kosova Sot Online)