Prishtinë: Dogana sekuestron 130 paketime me barna të kontrabanduara

  • E.k /
  • 05 July 2024 - 13:46
Prishtinë: Dogana sekuestron 130 paketime me barna të kontrabanduara

Njësitet antikontrabandë të Doganës së Kosovës, ka gjetur 130 paketime të barnave ë ndryshme në një barnatore në Prishtinë, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të doganës, informata është dhënë nga qytetarët se në një barnatore gjenden barna pa banderola.

“Në Prishtinë, Njësitet entikontrabande të Doganës së Kosovës, pas pranimit të informatës nga qytetarët për prezencë të barnave pa banderola, kanë kryer një kontroll në një barnatore. Si rezultat, janë gjetur të fshehura 130 paketime të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja, të cilat janë kontrabanduar në Kosovë. Malli i kontrabanduar është sekuestruar dhe ndaj palës është iniciuar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)