
Hovenier: Pasioni i kosovarëve për t'u bashkuar me ne në festimin e 'Ditës së Pavarësisë' është unik

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka shprehur mirënjohjen e tij për gatishmërinë e kosovarëve në shënim të Ditës së Pavarësisë së SHBA-ve, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Në një postim në X, duke shpërndarë dhjetëra fotografi nga manifestimi, Hovenier ka thënë se ndihet i gëzuar për pjesëmarrjen e madhe në festimin e djeshëm në Prishtinë
“Pasioni i kosovarëve për t'u bashkuar me ne në festimin e Ditës së Pavarësisë Amerikane është unik, dhe për këtë jam thellësisht i nderuar. Gëzuar 4 Korriku për të gjithë”, ka shkruar ai.
(Kosova Sot Online)