Plagosi me thikë të riun në bashkëpunim me djalin e tij, e pëson keq 54-vjeçari
Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Divjakës, përcjell “Kosova Sot Online”.
Mësohet se në bashkëpunim me djalin e tij, kan goditur me thikë një 23-vjeçar, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Sakaq, raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Ndërkohë, djali 27-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë:
Në bashkëpunim me djalin e tij, plagosi me mjet prerës (thikë), një 23-vjeçar, për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.
Vijon puna për kapjen e djalit të tij.
Komisariati i Policisë Divjakë arrestoi shtetasin 54 vjeç, banues në Divjakë dhe shpalli në kërkim djalin e tij, shtetasin 27 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e datës 03.07.2024, në fshatin Çermë-Shkumbin, kanë goditur me mjet prerës (thikë), për motive të dobëta, shtetasin 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)