Kurti uron kryeministrin e ri britanik: Mezi presim për bashkëpunim

  • E.K /
  • 05 July 2024 - 14:45
Kurti uron kryeministrin e ri britanik: Mezi presim për bashkëpunim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar homologun e tij të ri britanik, Keir Starmer, për fitoren në zgjedhje dhe postin e ri, përcjëll “Kosova Sot Online”.

“Urime për Keir Starmer Partisë Laburiste për fitoren dërrmuese historike mbrëmjen e djeshme. Ju dëshirojmë gjithë të mirat në udhëheqjen e vendit dhe mezi presim për bashkëpunim”, ka shkruar Kurti në X.

Keir Starmer është emëruar zyrtarisht si kryeministër nga Mbreti Charles në Buckingham Palace pas një fitoreje dërrmuese në zgjedhjet e përgjithshme të djeshme në Mbretërinë e Bashkuar.

(Kosova Sot Online)