Vizita e Orbanit në Moskë, Borrell: Kryeministri nuk po përfaqëson BE-në

  • E.K /
  • 05 July 2024 - 15:06
Vizita e Orbanit në Moskë, Borrell: Kryeministri nuk po përfaqëson BE-në

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell ka thënë se vizita e kryeministrit hungarez, Vikor Orban në Moskë, bie ndesh me rregullat e Bashkimit Evropian, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kjo pasi, sipas Borrellit qëndrimet e BE-së për luftën ruse kundër Ukrainës përjashtojnë kontaktet zyrtare midis BE-së dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

“Vizita në Moskë bie ekskluzivisht në marrëdhëniet dypalëshe midis Hungarisë dhe Rusisë. Kështu, kryeministri Orban nuk po përfaqëson BE-në”, ka shkruar Borrell në X.

(Kosova Sot Online)