Albin Kurti në Turqi, takohet me kryetaren e parë grua me prejardhje shqiptare në komunën e Foçës

  • E.K /
  • 05 July 2024 - 15:50
Albin Kurti në Turqi, takohet me kryetaren e parë grua me prejardhje shqiptare në komunën e Foçës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryetaren e parë grua në komunën e Foçës, në provincën e Izmirit, Saniye Bora Fici, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shefi i qeverisë tha se ajo është me prejardhje shqiptare, dhe bashkë me familjen e saj, nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare.

Postimi i plotë i Kurtit:

Saniye Bora Fıçı është Kryetarja e parë grua e Komunës së Foçës, në provincën e Izmirit. Ajo është me prejardhje shqiptare. Stërgjyshi dhe stërgjyshja e saj u shpërngulën në Turqi në vitin 1912, por asnjëherë nuk u shkëputën nga identiteti e kujtesa e tyre kombëtare.

Si trashëgimtarja e tyre, përfaqësuese e mërgatës sonë e shërbyese publike e banorëve të komunës që drejton, Saniye na mirëpriti ngrohtësisht e bashkë biseduam rreth kontributit të mërgatës shqiptare në Izmir dhe Turqi, dhe për rolin e saj në raportet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Albin Kurti (@albinkurti_)

(Kosova Sot Online)