Rohde: Lideri i grupit terrorist në Banjskë duhet të japë llogari

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 16:01
Rohde: Lideri i grupit terrorist në Banjskë duhet të japë llogari

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se lideri i grupit terrorist në Banjskë, Millan Radoiçiq, duhet të japë llogari, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Rohde foli edhe për mundësinë e ekstradimit të Radoiçiqit në Kosovë, duke thënë se një gjë e tillë “është shumë joreale”, teksa e paralajmëroi Serbinë se mund të kenë probleme me Gjermaninë nëse Radoiçiqi s’jep llogari.

“Lideri i vetë-deklaruar i këtij grupi, Radoiçiq, ende është në arrati. Ne kemi thënë, e kemi përsëritur, që ai duhet të japë llogari. Ai është i caktuar në shumë vende, ku mbahet përgjegjës. Qartazi është shumë jo-real ekstradimi i tij, por qeveria ime e ka bërë të qartë, pasi ai është në Serbi, ai duhet të japë llogari aty, dhe derisa kjo nuk bëhet, kemi problem në marrëdhënien me Serbinë. Por, Serbisë i mbetet ta bëjë këtë, dhe pritjet tona janë të qarta”, ka thënë Rohde.


(Kosova Sot Online)