Quni: Deklaratat e krerëve të shtetit se Serbia po përgatit sulme të reja janë logjikë e shekullit të kaluar

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 16:09
Quni: Deklaratat e krerëve të shtetit se Serbia po përgatit sulme të reja janë logjikë e shekullit të kaluar

Deputeti Antoni Quni thotë se deklaratat e krerëve të shtetit se Serbia po përgatit kërcënime dhe sulme të reja ndaj Kosovës, i quan logjikë ballkanike të shekullit të kaluar, të cilat prodhojnë krizë për të mbetur në pushtet, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në një prononcim për gazetën deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, tha se për sigurinë nacionale duhet të flasin më shumë institucionet përgjegjëse, e më pak politikanët.

“Për situatën e sigurisë nacionale duhet të flasin më shumë institucionet përgjegjëse e më pak politikanët. Duhet të tejkalohet kjo logjikë ballkanike e shekullit të kaluar që prodhon kriza për të mbetur në pushtet”, tha Quni.

(Kosova Sot Online)