Gjykata dënon dy persona për fajde

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 17:02
Gjykata dënon dy persona për fajde

Raportohet se Remzi Jahiri është dënuar me 1 vite e gjysmë burgim dhe 25 mijë euro gjobë pasi akuzohet për fajde përderisa Hilmi Dudi është dënuar me 1 vit burgim dhe 10 mijë euro gjobë pasi ngarkohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të fajdesë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Aktgjykimi është shpallur të premten në Gjykatën Themelore në Prishtinë nga kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Suzana Çerkini me anëtarë gjykatësit, Valon Kurtaj dhe Mentor Bajraktari.

(Kosova Sot Online)