Dodik dhe Vuçiq po garojnë 'kush është serb më i madh'

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 18:12
Dodik dhe Vuçiq po garojnë 'kush është serb më i madh'

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ai i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, prej kohësh garojnë me temën “kush është serb më i madh”, por pas të ashtuquajturit “Kuvendit gjithëserb”, ata ndiejnë se kanë nevojë për njëri-tjetrin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu ka thënë Kurt Bassuener, nga Këshilli për Politikën e Demokratizimit me seli në Berlin, në një intervistë.

Biseda me Bassuenerin u zhvillua dy ditë pasi që Asambleja Kombëtare e entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska, miratoi Deklaratën për mbrojtjen e të drejtave kombëtare dhe politike dhe të ardhmen e përbashkët të popullit serb, e cila fillimisht u miratua në të ashtuquajturin “Kuvendi gjithëserb”, më 8 qershor.

Ndër të tjera, Bassuener foli edhe për ndikimin që Deklarata do të ketë në të ardhmen e marrëdhënieve në rajon, idetë e reja secesioniste në Republikën Sërpska, cili do të jetë reagimi eventual i SHBA-së dhe BE-së, si dhe çfarë pret nga zgjedhjet lokale të këtij viti në Bosnje e Hercegovinë.

(Kosova Sot Online)