![Erdogan del me njoftim](/uploads/kosova-sot/images/2023/December/26/200x200_erdogan-3-600x3601703589935.jpg)
Maqedonci: Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Komandën e Ushtrisë Amerikane
![Maqedonci: Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Komandën e Ushtrisë Amerikane](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/05/auto_maqedonci1720187825.png)
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot së bashku me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Grupit Mbështetës të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, për zonën e Ballkanit, e cila është mbajtur në kampin Bondsteel në Ferizaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Maqedonci ka falënderuar kolonelin Terry Saul për kontributin e deritanishëm në sigurinë e vendit dhe i uroi suksese pasuesit të tij, kolonel Kim McGhee në detyrën e saj të re.
“Shprehim gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së me Komandën e Ushtrisë Amerikane, partneritet ky i ndërtuar ndër vite me besim të ndërsjellë dhe angazhim të përbashkët për ruajtje të paqes në vend dhe rajon”, u shpreh ministri Maqedonci.
(Kosova Sot Online)