BE: Ne nuk i komentojmë hetimet të cilat vazhdojnë apo procedurat gjyqësore

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 19:55
BE: Ne nuk i komentojmë hetimet të cilat vazhdojnë apo procedurat gjyqësore

U raportua një person është arrestuar nga autoritetet serbe për dyshimet se i njëjti ka kryer krime lufte gjatë majit të vitit 1999 në Koshare, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në lidhje me këtë  kanë folur nga Bashkimi Evropian, të cilët thanë se nuk i komentojnë procedurat gjyqësore.

“Ne nuk i komentojmë hetimet të cilat vazhdojnë apo procedurat gjyqësore”, tha një zëdhënës i BE-së.

BE presin nga autoritetet serbe që ta respektojnë lirinë e lëvizjes vetëm me letërnjoftime.

“Përdorimi i letërnjoftimeve përkatëse për lirinë e lëvizjes në mes Kosovës dhe Serbisë është mundësuar në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Ne presim që kjo praktikë të respektohet nga të gjitha autoritetet serbe”, tha një zëdhënës i BE-së.

(Kosova Sot Online)