Fillojnë korrje-shirjet në Kosovë
Komuna e Gjilanit përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka filluar korrje-shirja e grurit në trevat e kësaj komune.
Sipas njoftimit, Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Bajram Isufi, bashkë me zyrtarë të tjerë kanë parë nga afër fillimin e korrjes në fshatin Nasalë të Gjilanit, tek fermeri Nexhmedin Selimi.
“Si komision komunal, do ta mbikëqyrim dhe do t’i monitorojmë korrje-shirjet, do të jemi pranë fermerëve dhe kombajnerëve. Shpresoj që ky vit të jetë më i mirë dhe të ketë më shumë bereqet”, tha Isufi.
(Kosova Sot Online)