Kurti vazhdon takimet në Turqi

  • A.P /
  • 05 July 2024 - 21:06
Kurti vazhdon takimet në Turqi

Në ditën e dytë të qëndrimit në Izmir të Turqisë, kryeministri Albin Kurti u prit në takim nga kryetari i Bashkisë Metropolitane të Izmirit, Cemil Tugay dhe bashkëpunëtorët e tij, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rolin e rëndësishëm të mërgatës shqiptare në Izmir dhe kontributin e tyre në zhvillimin e kësaj zone.

Në takim u bisedua edhe rreth mundësive për bashkëpunim në ekonomi, kulturë, sport dhe qeverisjes lokale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

(Kosova Sot Online)