
Vdes në QKUK burri që u aksidentua para disa ditëve në Kamenicë

Një person ka ndërruar jetë në QKUK, i cili u aksidentua katër ditë më parë në Kamenicë, përcjell “Kosova Sot Online”.
Ai ishte duke u trajtuar, kur ndërroi jetë.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Lidhur me rastin, nga QKUK është raportuar se viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke u trajtuar ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.
(Kosova Sot Online)