Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë

  • E.K /
  • 06 July 2024 - 09:22
Parashikimi i motit për sot dhe nesër në Kosovë

Mot kryesisht me diell dhe i nxehtë parashihet të jetë këtë javë në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Temperaturat minimale të shtunën zbresin në 12C e 15C, derisa ato maksimale shkojnë deri në 31C e 33C, e ditën e diel deri në 34C.

Kushte të motit të nxehtë dhe kryesisht me diell do të mbretërojnë edhe përgjatë ditëve të para të javës së ardhshme, megjithëse paraqiten mundësi që përreth viseve malore, me zhvillime të vransirave lokale, të kemi edhe ndonjë rrebesh shiu.

Në këto kushte të motit të nxehtë dhe me kthjellime, rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor, që çojnë indeksin në vlera të dobëta, pra në ndotje më të rritur, me ngjyrë të kuqe, ditën e hënë.

(Kosova Sot Online)