Prizren: Policia dhe Inspektorati gjejnë barna pa banderola
Policia e Kosovës me ndihmën e Inspektoratit Farmaceutik ka njoftuar se ka sekuestruar barna në një barnatore të Prizrenit, të cilat ishin pa banderola, përcjell “Kosova Sot Online”.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë konfiskuar 84 artikuj me gjithsej 266 paketime të ndryshime medicinale.
Barnat ishin me origjinë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Njoftimi i Policisë:
PRODHIMI DHE SHPËRNDARJA E PRODUKTEVE TË DËMSHME MJEKËSORE
Rr. Sheh Emini, Prizren 27.05.2024 – NN. Njësiti relevant policor, në përkrahje të inspektoriatit farmaceutik, me datën 05.07.2024 ka bërë një inspektim në një barnatore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe gjatë inspektimit kanë hasur në paketime të barnave medicinale pa banderola, të cilat barna janë sekuestruar nga inspektorati farmaceutik. Sasia e barërave të konfiskuara është: 84 artikuj me gjithsejtë 266 paketime medicinale të ndryshme me origjinë nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut. Me rekomandim të prokurorit lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)