Lipjan: Një grua raporton në polici se vjehrra e saj nuk po e pranon në shtëpi dhe se e ka sulmuar fizikisht

  • E.K /
  • 06 July 2024 - 12:25
Lipjan: Një grua raporton në polici se vjehrra e saj nuk po e pranon në shtëpi dhe se e ka sulmuar fizikisht

Një grua nga Lipjani ka raportuar në polici se vjehrra e saj nuk po e pranon në shtëpi dhe se para disa ditësh e kishte sulmuar fizikisht, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka bërë të ditur se nga ky rast nuk raportohet për të lënduar.

Rasti shkon në procedurë të rregullt.

“ Lipjan 04.07.2024 – NN. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare, nuk është duke e pranuar në shtëpi dhe para disa dite e kishte sulmuar fizikisht. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)