Gjakovë: Burrë e grua pas një mosmarrëveshje fillojnë t’i dëmtojnë pajisjet e shtëpisë

  • E.k /
  • 06 July 2024 - 14:17
Gjakovë: Burrë e grua pas një mosmarrëveshje fillojnë t’i dëmtojnë pajisjet e shtëpisë

Një çift bashkëshortor janë arrestuar në Gjakovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se burrë e grua pas një mosmarrëveshje kanë filluar t’i dëmtojnë pajisjet e shtëpisë.

Policia ka njoftuar se rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 05.07.2024 – 17:00. Janë arrestuar burrë e grua kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje kanë filluar t’i dëmtojnë pajisjet e shtëpisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policisë

(Kosova Sot Online)