Mustafa: Të dhënat e fundit e radhitin Kosovën në nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon

  • E.k /
  • 06 July 2024 - 16:08
Mustafa: Të dhënat e fundit e radhitin Kosovën në nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, i ka reguar deputetit të VV-së, Armend Muja, i cili ka thënë se paga mesatare në Kosovë është 780 euro, përcjell “Kosova Sot Online”.

Mustafa ka thënë se edhe nëse ka një rritje të vogël, kjo nuk e kompenson rritjen e çmimeve.

Postimi i tij i plotë:

Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja, paska folur për rritjen e pagave që kinse paska ndodhur gjatë kësaj qeverie

Ajo që deputeti Muja po e quan rritje të pagave në sektorin publik, nuk ka ka arritur as ta kompensojë rritjen e çmimeve e mos të flasim për përmirësim të pozitës financiare të shërbyesit publik. Madje, paradoksalisht, për disa kategori pagat u zvogëluan në kohën e rritjes së çmimeve.

Në anën tjetër, Deputeti do të ishte mirë të na tregoj diçka rreth pagave në sektorin privat, të cilat kanë stagnuar si pasojë e bllokadës që ka pësuar ky sektor gjatë kësaj qeverie.

Përndryshe, të dhënat e fundit qe janë në dispozicion e radhitin Kosovën në nivelin më të ulët të pagës mesatare në rajon.

(Kosova Sot Online)