Dy persona janë lënduar rëndë në Prishtinë
Dy persona janë lënduar rëndë në Prishtinë pasi janë sulmuar nga disa persona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Policia njofton se një person është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Rr. Stambollit, Prishtinë 06.07.2024 – 01:30. Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy viktimat meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit pas një zënke të çastit janë sulmuar fizikisht nga disa persona të dyshuar. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”.
(Kosova Sot Online)