Tre të lënduar nga një aksident

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 12:46
Tre të lënduar nga një aksident

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Komoran mes tri automjeteve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, tha se janë lënduar tre persona.

“Sot në mëngjes, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Komoran), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë tri automjete (në mesin e tyre një autobus). Si pasojë e aksidentit tre persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësia përkatëse e policisë është marrë me rastin”, tha Krasniqi.

(Kosova Sot Online)