Një lëkundje e tokës dridhi qytetin e Ohrit

  • A.P /
  • 07 July 2024 - 16:20
Një lëkundje e tokës dridhi qytetin e Ohrit

Një lëkundje e tokës me epiqendës në zonën e Ohrit dridhi qytetin ndërsa Observatori Sizmologjik informoi se në ora 14:07 minuta ka regjistruar tërmet me magnitudë lokale prej 3.6 gradë sipas Rihterit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas të dhëniave të observatorit, tërmeti u ndje nga qytetarët në Ohër e rrethinë me shkallë prej 4 deri në 5 gradë sipas shkallës europiane makrosizmike, ndërkaq me intensitet prej 3 deri në disa zona Ohër-Strugë.

Tërmeti u ndje edhe në një pjesë të zonave kufitare me Republikën e Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)