Gjakovë: Duke djegur mbeturinat zjarri përfshiu edhe një garazhë, digjen e dëmtohen disa pajisje pune

  • E.k /
  • 08 July 2024 - 09:44
Gjakovë: Duke djegur mbeturinat zjarri përfshiu edhe një garazhë, digjen e dëmtohen disa  pajisje pune

Policia ka njoftuar se një person në Gjakovë derisa ka djegur disa mbeturina, zjarri është përhapur dhe ka përfshirë garazhën e ankuesit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se si pasojë janë djegur dhe dëmtuar disa pajisje pune.

“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM- Gjakovë / 07.07.2024 – 17:40. Eshtë raportuar se gjersa i dyshuari mashkull kosovar ishte duke djegur disa mbeturina, si pasojë e erës zjarri është përhapur dhe ka përfshirë garazhin e ankuesit mashkull kosovar. Si pasojë e zjarrit janë djegur dhe dëmtuar disa paisje pune. Me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.”

Fotografia ilustrim

(Kosova Sot Online)