Krasniqit i hiqet kollarja para se të futet në sallë

  • E /
  • 08 July 2024 - 12:53
Krasniqit i hiqet kollarja para se të futet në sallë

Jakup Krasniqi nuk është lejuar të futet në sallën e gjykimit të Dhomave të Specializuara në Gjykatën Speciale në Hagë i veshur siç kishte planifikuar, transmeton "Kosova Sot Online".

Sigurimi e ka detyruar atë ta heqë kollaren, siç ka bërë të ditur në krye të seancës Venkateswari Alagendra, avokatja e Krasniqit.

“Z. Krasniqi ka pasur një kollare sot në mëngjes dhe ia kanë hequr, a mund të dimë pse ia kanë hequr??” ka pyetur Alagendra teksa kryegjyqtari Charles Smith iu përgjigj se “nuk e ka haberin” dhe se do të interesohet për këtë çështje.

Dihet se gjerë më sot, Krasniqi është shfaqur në Speciale me një kollare kuq e zi dhe me shqiponja, të cilën me raste e pati vënë edhe Nasim Haradinaj.

(Kosova Sot Online)