Ujësjellësi në Prishtinë dhe rrethinë shkyç konsumatorët me borxh 500 deri në 3 mijë euro

  • E.k /
  • 08 July 2024 - 14:58
Ujësjellësi në Prishtinë dhe rrethinë shkyç konsumatorët me borxh 500 deri në 3 mijë euro

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” ka shkyçur nga shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm në Prishtinë dhe rrethinë, konsumatorët me borxhe 500 deri 3 mijë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në njoftim thuhet se për konsumatorë që nuk i kryejnë obligimet e tyre për shërbime të ujit nuk ka ujë.

“Shkyçen nga shërbimet e furnizimit me ujë të pijshëm në Prishtinë dhe rrethinë, konsumatorë me borxhe prej 500-3000 euro, amvisëri e biznese. S’ka ujë për ata konsumatorë që nuk i kryejnë obligimet e tyre për shërbime të ujit!”, thuhet në njoftimin për media.

(Kosova Sot Online)