Nesër protestojnë punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës, shkak pagat e ulëta

  • E.k /
  • 08 July 2024 - 15:20
Nesër protestojnë punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës, shkak pagat e ulëta

Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës nesër do të protestojnë para institucionit më të lartë ligjvënës të vendit për shkak të pagave të ulëta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat në Kosovës, Jusuf Azemi njoftoi se protesta zhvillohet prej orës 10:00 deri ne orën 11:00, për shkak tëp agave të ulëta.

“Nesër me datë 09.07.2024 nga ora 10.00 deri ne ora 11.00, punëtorët teknik të parlamentit te Kosovës do të protestojnë para parlamentit për shkak të pagave të ulëta”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)