Ish-drejtori i burgjeve: Faton Hajrizi nuk është dashur të transferohet në Smrekonicë

  • E.k /
  • 08 July 2024 - 15:43
Ish-drejtori i burgjeve: Faton Hajrizi nuk është dashur të transferohet në Smrekonicë

Ish-drejtori i burgjeve të Kosovës, Sokol Zogaj, ka komentuar arratisjen e Faton Hajrizit nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, duke theksuar se transferimi i tij në një institucion të tipit të hapur ishte një gabim, transmeton “Kosova Sot Online”.

Hajrizi, i cili është arratisur nëntë herë që kur u arrestua për vrasjen e një ushtari rus në Skenderaj në vitin 1999, nuk duhej të ishte transferuar në Smrekonicë, sipas Zogajt.

“Pasi ka ende ato qëndrime me u largu, me ik prej burgut, nuk është dashtë me ardhë në Smrekonicë fare. Është me mbetë në burgun Sigurisë së Lartë apo në Dubravë, apo në qendra tjera të paraburgimit. Por shiko kush ka vendos nuk e di, po aty është përgjegjësi që e kanë sjell”, tha Zogaj gjatë një intervistë në  “Rreth e Rrotull” .

“Nuk e di sa ka qenë qasja e psikologut dhe sociologut në këtë rast dhe të tjerëve, mirëpo gabimi është lëshuar. Procesi i risocializimi nuk është në nivelin e duhur, Fatoni ia ka shkelë”, ka thënë Zogaj.

(Kosova Sot Online)