Zbulohet arsyeja pse Mickoski u takua me Grenellin

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 16:17
Zbulohet arsyeja pse Mickoski u takua me Grenellin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski është takuar mbrëmë me ish të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mickoski shkroi se darka me Grenellin ishte “e frytshme dhe miqësore”.

“Një darkë e frytshme dhe miqësore me Richard Grenell, diplomat amerikan, ish-drejtor i shërbimit inteligjent amerikan dhe ekspert i mirë i situatës në Ballkan”, shkroi Mickoski.

Me Grenellin, ai tha se folën për tema si ekonomia, energjia, sundimi i ligjit e për thellimin e bashkëpunimit.


(Kosova Sot Online)