Kur do t’i bëjë ASK publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë?

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 16:24
Kur do t’i bëjë ASK publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë?

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do t’i bëjë publike të dhënat paraprake të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) në Kosovë më 12 Korrik 2024, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, me rastin e shpalljes së rezultateve paraprake të Regjistrimit të Popullsisë 2024, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore e ndërkombëtare do ta përshkruajnë rëndësinë e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë (ReKos 2024) për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar gjithashtu rëndësinë e tyre nga perspektiva evropiane dhe të tjera.

(Kosova Sot Online)