Zelensky kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 17:10
Zelensky kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

Volodymyr Zelensky ka thënë se do të iniciojë një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së pas sulmeve të Rusisë ndaj Ukrainës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti ukrainas tha se forcat e Moskës hodhën më shumë se 40 raketa sot duke synuar disa qytete dhe duke dëmtuar infrastrukturën dhe ndërtesat, shkruan Sky News.

Duke konfirmuar se Kievi ka kërkuar takimin urgjent, ministri i jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba u kërkoi “të gjitha vendeve dhe organizatave ndërkombëtare” të “dënojnë fuqishëm” veprimet e Rusisë.

Ai gjithashtu kërkoi “hapa të menjëhershëm për të forcuar aftësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës” dhe refuzimin e çdo “zbutjeje” të Vladimir Putinit.

(Kosova Sot Online)