E rëndë: Humb jetën 29-vjeçarja pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 17:20
E rëndë: Humb jetën 29-vjeçarja pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

Një 29-vjeçare ka humbur jetën këtë të hënë në Vlorë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Dyshohet se e reja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në oborrin e banesës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në qytetin e Vlorës.

“Sot, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në oborrin e banesës, shtetasja 29 vjeçe, e cila si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)