Reagon Buja pasi Jakup Krasniqit iu largua kravata kuq e zi

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 17:45
Reagon Buja pasi Jakup Krasniqit iu largua kravata kuq e zi

Në seancën e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë vazhdoi gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu hoq kravata me simbole kombëtare para se të futej në sallën e gjyqit.

Ish-komandanti i UÇK-së, Ramë Buja, foli për torturat që Krasniqi i kishte përjetuar si i burgosur nga Serbia. Në brug, së bashku kishin qëndruar për 18 muaj.

“Përgjatë kohës kur kemi qëndru për nja 18 muaj në një dhomë burgu s’ke mujtq me i dal përpara për mbrojtje të vendit, E tash kjo gjykatë që kinse është për drejtësi po shihet si është dhe mendoj se është shumë shqetësuese”, tha Buja.

Ai tha se Krasniqi “i ka kaluar të gjitha sfidat”.

“Jakup Krasniqi është përballë burrash, të gjitha sfidat i ka kaluar si i ka taku, e tash çka po ndodh në Hagë është keq për ta, jo për Jakup Krasniqin”, tha Buja.

(Kosova Sot Online)