Mustafa: Shkaku i politikës populliste të Qeverisë, është kjo gjendje e rrugës Prishtinë- Podujevë

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 18:19
Mustafa: Shkaku i politikës populliste të Qeverisë, është kjo gjendje e rrugës Prishtinë- Podujevë

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Besian Mustafa ka thënë se shkaku i politikës populliste të Qeverisë, është kjo gjendje e rrugës Prishtinë- Podujevën por edhe e gjithë Kosovës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Mustafa ka kritikuar qasjen e Qeverisë në të gjitha çështjet e vendit, pasi sipas tij kjo Qeveri nuk sjell progres, nuk ka vizion e madje as dije e aleatë.

“Politikat e tyre populliste e kanë sjellur në këtë gjendje rrugën Prishtinë- Podujevë, por edhe krejt Kosovën. Nuk ka progres e vizion, madje as dije e aleatë në të gjithë çështjet e vendit”, tha Mustafa.

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa deklaroi se premtimet e dhëna dhe të parealizuara nuk mund të fshihen siç mendon Qeveria, sepse qytetarët çdo ditë e vuajnë vështirësinë e qarkullimit në atë rrugë.

“Mendësia se premtimet e dhëna dhe dështimet kalojnë pa u vërejtur është gabim i madh, sepse qytetarët në këto rrugë kalojnë çdo ditë dhe i përjetojnë këto vështirësi të mëdha’’, përfundoi Mustafa.

(Kosova Sot Online)