Gërvalla: Aleksandar Vuçiq është dora e zgjatur e Rusisë

  • A.P /
  • 08 July 2024 - 20:33
Gërvalla: Aleksandar Vuçiq është dora e zgjatur e Rusisë

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla deklaroi se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është dora e zgjatur e Rusisë dhe Vladimir Putinit në Ballkan, përmes së cilës po vihet në provë vendosmëria e Perëndimit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo theksoi se i gjithë rajoni mezi pret ndryshimin në Serbi dhe se në atë rast forcat demokratike në Serbi do ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, por edhe Bosnja dhe Hercegovina, e cila aktualisht është e bllokuar nga Republika Sërpska me liderin nacionalist Milorad Dodik, i cili është në të njëjtën linjë me Moskën si Vuçiqi, transmetojnë mediat serbe.

Gërvalla e cila ditë më parë mori pjesë Konferencën Ndërkombëtare në Dubrovnik, për gazetën  kroate Veçernji, e pyetur nëse pret vazhdimin e dialogut Prishtinë-Beograd tha se është Serbia, gjegjësisht presidenti i saj Aleksandar Vuçiq ai që po e bllokon dialogun.

(Kosova Sot Online)