Bajrami: Qeveria me mospunë i ka varfëru qytetarët, sa me parë këta përtacë të shkojnë në shtëpi

  • E.k /
  • 09 July 2024 - 10:41
Bajrami: Qeveria me mospunë  i ka varfëru qytetarët, sa me parë këta përtacë të shkojnë në shtëpi

Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka reaguar për protestën e paralajmëruar të stafit teknik të Kuvendit të Kosovës për shkak të pagave të ulëta, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bajrami ka thënë se pret nga deputeti i VV’së Armend Muja të dalë t’u thotë protestuesve se “i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë”.

Bajrami ka shkruar se ka tri vite që në të gjitha matjet vendore e ndërkombëtare sfida me e madhe e qytetarëve të vendit është përballushmëria me çmime të larta.

Postimi i plotë:

Sot, punëtorët e kompanisë që ka përgjegjësinë për mirëmbajtën e ndërtesave të Kuvendit protestojnë për shkak të pagave të ulëta. Pres nga deputeti Armend Muja që të ju adresohet protestusëve dhe t'i bindë se ''ata i kanë pagat mjaftushëm të larta, se atyre u janë rritë pagat së paku 200 euro në tri vitet e fundit vetëm se ata nuk po e dinë''.

Qeveria e propagandës, ka dështu me me ndryshu pagën minimale, ka dobësu sindikatat dhe nuk është marrë me asnjë çështje sociale nëse kjo e fundit nuk ka rezultu direkt në votë e në përkrahje për LVV-në.

Organizatat buxhetore si puna e Kuvendit, kur japin kontrata për shërbime kompanive private, një nga kriteret duhet me qënë edhe paga që kanë me i pagu punëtorët. Të paktën kompanitë që financohen nga buxheti i shtetit nuk duhet me leju që paga minimale e atyre punëtorëve me qënë nën pagën minimale të stafit të organizatës.

Mos harroni këta janë punëtorë që komplet paga mujore ju shkon në ushqim e fatura të rrymës, e çmimet janë dyfish me të larta në krahasim me vitin 2021.

Ka tri vite që në të gjitha matjet vendore e ndërkombëtare sfida me e madhe e qytetarëve të vendit është përballushmëria me çmime të larta. Qeveria me mospunë e mosveprime i ka varfëru qytetarët e vendit, andaj sa me parë që këta përtacë shkojnë në shtepi është më mirë për vendin.

(Kosova Sot Online)