
Vitia: Nuk do të ketë rritje të çmimit të barnave

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë sot se nuk do të ketë rritje të çmimit të barnave, përcjell “Kosova Sot Online”.
Vitia gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale tha se kjo listë tashmë është nënshkruar.
Vitia tha se barnat do te merren me çmim shumë herë më të ulët se sa që janë tani.
“E kam nënshkruar një listë të cilën e ka punuar komisioni. Ju i bëtë disa kalkulime me aspirinën thuajse ky ligj ka hyrë në fuqi…ende nuk ka hy në fuqi ky ligj…në momentin që e kam nënshkruar, kam marr disa informacione që janë përvjedhur disa gabime, të ngritjes së çmimeve nga 100 për qind në 3000 për qind ashtu siç thatë ju. Duhet me Komisionin e ankesave të reagojmë ashtu siç edhe kemi bërë. Dhe pas kësaj kemi marr masat për anulimin e listës. Po flasim për një proces që po bëhet për herë të parë në Kosovë. S’ka pasur ligj që e përcakton tavanin e barnave”, tha ai.
“Nuk do të ketë rritje të çmimit të barnave, dhe do të punojmë në këtë. Barnat do t’i marrin me çmim shumë herë më të ulët se sa që janë tani. Jam i bindur që një pjesë e këtyre barnave do të jenë me çmim shumë herë më të ultë se sa që janë në rajon”, tha Vitia.
(Kosova Sot Online)