Heqja e kravatës së Jakup Krasniqit, Haxhiu i shkruan kryetares së Speciales: Akt absurd

  • E.k /
  • 09 July 2024 - 14:40
Heqja e kravatës së Jakup Krasniqit, Haxhiu i shkruan kryetares së Speciales: Akt absurd

Në seancën e së hënës të Dhomave të Specializuara në Hagë, ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, iu hoq kravata me simbole kombëtare para se të futej në sallën e gjyqit, transmeton "Kosova Sot Online".

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova që të marrë veprime për të adresuar çështjen e heqjes së kollare së Jakup Krasniqit para seancës gjyqësore në Speciale të hënën.

Në këtë letër thuhet se veprimi në fjalë përbën një ndërhyrje të panevojshme dhe të pajufstifikushme në integritetin personal dhe dinjitetin e z. Krasniqi.

(Kosova Sot Online)