
15 vjecarja tentoi t'i japë fund jetës duke konsumuar medikamente

Një 15-vjeçare në Gjirkokastër dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh, ku e mitura është paraqitur në spital për mjekim dhe fatmirësisht ka shpëtuar, përcjell “Kosova Sot Online”.
Dyshohet se 15-vjeçarja ka qenë në kushte depresive.
E mitura pas marrjes së mjekimit është kthyer sërish në banesë.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër/ Pasditen e djeshme është paraqitur në spital, për mjekim, një 15-vjeçare, e cila dyshohet se në kushte depresive ka konsumuar një sasi medikamentesh. Pas marrjes së mjekimit, ajo është kthyer në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
(Kosova Sot Online)