Osmani takon Milanoviqin në Washington
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar Presidentin e Kroacisë Zoran Milanoviq në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Ajo tha se kishte “një takim produktiv” me të dhe se kanë folur për synimin e Kosovës për anëtarësim në NATO.
“Diskutuam aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët tanë kroatë. Falënderova Presidentin Milanović që gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare”.
Osmani po qëndron në Washington D.C. për të marrë pjesë në aktivitete që mbahen në kuadër të Samitit të NATO-s, me të cilat shënohet 75 vjetori i kësaj organizate, e që i dedikohen agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
(Kosova Sot Online)