Bunjaku: Albin Kurti është një mashtrues tipik

  • A.P /
  • 09 July 2024 - 19:50
Bunjaku: Albin Kurti është një mashtrues tipik

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, nuk i beson sondazheve që Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë në zgjedhjet e radhës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kështu u shpreh ajo, duke shtuar që “nuk i besojmë sondazheve absolutisht, ne si LDK jemi duke e bërë punën tonë në terren, jemi të konsoliduar më shumë se kurrë dhe garojmë për vendin e parë”.

Ajo tutje e cilësoi kryeministrin Albin Kurti si mashtrues tipik që i mashtron qytetarët e Republikës së Kosovës, ndërsa për presidenten Vjosa Osmani vlerësoi se ka përfituar prej Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje që ta gëzojë sot pozitën e presidentes.

“Tani ajo do të duhej ta respektojë kushtetutën dhe të bëjë një shkëputje nga Kurti sepse ai është thjesht një mashtrues i qytetarëve dhe kjo nuk i bën nder nëse është bashkë me të”, u shpreh Bunjaku-Rexhepi.

(Kosova Sot Online)